Ministri i Punëve të Brendsme të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka thënë se ka informuar sot krerët e Interpolit, për kërkesën e Serbisë që Kosova të mos anëtarësohet në Interpol.
Ai ka thënë se këtë duke u shkruar gjitha shteteve anëtare, ku do të numërojë faktet dhe argumentet se pse duhet të përkrahet një kërkesë e tillë e Serbisë.
Këto deklarime ai i ka bërë pas një takimi me kreun e Interpolit, Meng Hongëei në Hong Kong. Ai ka thënë se duhet të respektohen të gjitha procedurat dhe kriteret për anëtarësim në Interpol, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.
“Vetëm vendet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara mund të jenë anëtarë të Interpol”, ka thënë Stefanoviq.
Aplikimi për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë do të jetë në agjendë të Asamblesë Gjenerale të Interpolit, që do të mbahet në muajin nëntor.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...