Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq tha sot se për shkak të “trajtimit të dobët” të EULEX-it, rasti i vrasjes së kryetarit të Iniciativës SDP Oliver Ivanoviq ende nuk është zgjidhur.
“Nuk pres shumë nga institucionet e Prishtinës, por pres që EULEX të mos e trajtojë këtë rast me mosbindje, sepse për shkak të trajtimit të dobët të BE-së nuk kemi zgjidhje për këtë rast,” tha Stefanoviq në parlamentin serb ku deputetët ngritën pyetje për anëtarët e qeverisë, transmeton KosovaPress.
Ai pyeti se ku është EULEX në hetimin e vrasjes së Ivanoviq, ku janë njerëzit nga BE dhe ku është policia speciale.
“Ata nuk na lejojnë të hyjmë në skenën e krimit, nuk na japin plumbat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ata mund të kenë bërë një milion ekspertiza, kurse ne e kemi vështirë të kryejmë një hetim pasi nuk mund t’i verifikojmë dëshmitarët, xhirimet apo çfarëdo qoftë, “tha Stefanoviq.
Ai tha se vrasja e Ivanoviqit ishte një akt terrorist dhe një krim, dhe se Beogradi po bënte gjithçka që mundej të gjejë vrasësit.
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...
Joe Biden padit Departamentin amerikan të Drejtësisë
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...