Nënkryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Nebojsha Stefanoviq, ka thënë sot se Qeverisë së Serbisë as që i shkon ndërmend që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka shtuar shteti serb dëshiron marrëdhënie të mira me Shqiptarët, por jo në dëm të interesave kombëtare.
Stefanoviq, në një deklaratë për B92, pas kremtimit të 7-vjetorit të themelimit të SNS-së, ka kujtuar fjalët e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, se dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me shqiptarët, por jo në dëm të interesave kombëtare të Serbisë.
“Nuk na shkon fare ndërmend që ta njohim pavarësinë e Kosovës. Dëshirojmë të bisedojmë rreth asaj se si serbët dhe shqiptarët të jetojnë më mirë, të kenë më shumë vende pune, si të ruajmë trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë e Metohi… dhe këto janë gjërat në të cilat duhet të përqendrohemi”, ka thënë Stefanoviq, transmeton Koha.net.
Ai më tej ka thënë se Serbia momentalisht është vend që i zihet më shumë besë dhe të cilin tani e dëgjojnë më shumë se që e kanë dëgjuar më parë
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot