Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj nga Letonia, Edgars Rinkēvičs ku ka kërkuar mbështetjen e shteteve baltike për liberalizimin e vizave, transmeton arbresh.info.
Nga ana tjetër, Haradinaj-Stublla, ka ri-konfirmuar gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.
Po ashtu, ministrja Stublla, ka falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës si dhe ka ritheksuar nevojën për thellimin e marrëdhënieve./arbresh.info/
Ky është shkrimi i plotë i Haradinaj-Stublla:
“Zhvillova një bisedë telefonike përmbajtjesore me homologun nga Letonia, z.Edgars Rinkēvičs.
Duke e falënderuar për përkrahjen e hershme që Letonia ka dhënë për pavarësinë e Kosovës, ritheksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.
Ri-konfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës.
Kërkova që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, së bashku me shtetet tjera baltike në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane.”
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...