Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci ka thënë se shumë shpejt pritet të mbahet seanca e ardhshme për demarkacionin, duke e përmendur si datë të mundshme ditën e premte apo fillimin e javës tjetër.
“Të premten, ose fillimi i javës tjetër do të jetë dita kur do të mbahet seanca e ardhshme për ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi” është shprehur Stavileci në emisionin ‘FaktPlus’ në Tribuna Channel.
Stavileci tha se tri vjetët e humbura me demarkacionin duhet të kompensohen disi.
“3 vitet e humbura i kanë kushtuar më së shumti qytetarëve” ka shtuar ai.
Sipas Stavilecit, subjektet politike do të duhej që për këto vite pak a shumë të pajtoheshin.
“Gjitha partitë politike do të doja të pajtoheshin dhe të jenë me një anë për këtë çështje” theksoi Stavileci.
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje