Deputetja e Guxo-s, Jeta Statovci ka reaguar pas vrasjes së Liridona Ademajt.
Me anë të një postimi në Facebook, Statovci ka thënë se se këto raste të ndryshme të moshave të ndyshme kanë të përbahskët dhunën në familje si dhe viktima është kryesisht grua, shrkuan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ajo tha se po jetojmë në kohën e lirisë dhe nuk po gjejmë dot mënyrën si të lirojmë mendjen nga prirjet maskuliste dhe patriarkale.
“Raste të natyrave e moshave të ndryshme por me një të përbashkët: dhunë në familje, e viktima është kryesisht gruaja. Kjo dukuri po bëhet gjithnjë e më shqetësuese pikërisht sepse është bërë dukuri. Po jetojmë në kohën e lirisë e të shtetit tonë demokratik por nuk po e gjejmë dot mënyrën se si ta lirojmë mendjen nga prirjet maskuliste, patriarkale. Pra, nuk po e hapim dot mendjen për të qenë shoqëri që beson në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Dëmet e mëdha që i janë bërë për dekada, sistemit tonë të edukimit, duket se kanë lënë gjurmë të thella në dijen e ndërdijen sociale.”, tha ajo.
Sipas saj, për të shëruar këtë “defect shoqëror” duhet punë dhe përkushtim.
Ndërkaq u shpreh e bindur se tradita jonë si popull i vjetër, përkushtimi jonë i sinqertë e kurajoz, do të arrijë ta identifikojë e më pas ta luftojë dhunën në bazë gjinore.
“Kosova, ka përjetuar plagë të rënda dhe nuk mund të lejojmë që këto plagë të rëndohen, tash kur ne duhet të shfaqim energjinë tonë si shtet i ri.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale