Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka demantuar lajmin që qarkulloni në media se djali i axhës së saj është emëruar Kryeshef në “TrainKos”.
Statovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kur e ka parë këtë lajmë është befasuar pikërisht për faktin se ajo nuk ka fare djalë të axhës, shkruan Arbresh.info.
“Por, natyrisht, si shpeshherë, edhe ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Djali i axhës së deputetes Statovci nuk është bërë kryeshef në TrainKos. Unë nuk kam fare djal të axhës”, stha Statovci.
Postimi i plotë i Statovcit:
Lajmi me titull: Djali i axhës së deputetes Statovci emërohet Kryeshef i “TrainKos’’-it më befasoi.
Deri sot nuk paskam qenë në dijen që unë paskam djal të axhës, dhe ky lajm po që është lajm i dyfishtë, edhe për djalin e axhës edhe për shefin e TrainKos.
Por, natyrisht, si shpeshherë, edhe ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Djali i axhës së deputetes Statovci nuk është bërë kryeshef në TrainKos. Unë nuk kam fare djal të axhës.
Sot faktikisht kuptova që personi në fjalë, punon në ketë institucion që nga 2006, pra qe 17 vite.
Tendenca që pa asnjë verifikim secili mbiemër të lidhet me qëllim dëmtimin e personalitetit është jashtëzakonisht e rrezikshme.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...