Kosova po përballet me një fushatë të egër të Serbisë në politikën e jashtme, e sidomos në aspektin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Liberalizimi i vizave, transformimi i FSK-së në Ushtri si dhe anëtarësimi në INTERPOL, janë tri proceset kryesore në të cilat Kosova përveç presionit të Serbisë, po përballet edhe me mosgatishmërinë e Bashkimit Evropian, shkruan lajmi.net.
Së fundmi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Kosova mund të përballet me pasoja nëse ngutet me formimin e Ushtrisë. Sipas tij, tani nuk është koha e duhur për këtë proces.
Kjo deklaratë nuk kaloi pa reagime edhe në Kosovë. Nga ministria e FSK-së, për lajmi.net thanë se Kosova ka të drejtë të marrë vendime të cilat i konsideron se janë të nevojshme.
Sipas këtyre të fundit, kjo nuk ndikon aspak negativisht për Kosovën.
Përveç me ushtrinë, liberalizimi i vizave po konsiderohet si premtim i pa përmbushur i Bashkimit Evropian.
Madje, në vizitën e fundit të komisionerit Hahn në Kosovë, u tha se Kosovës i duhet të presë deri në vitin 2020 për heqjen e vizave.
Këtë po e thotë edhe vetë ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
“Nuk ka interesim nga BE-ja dhe nga vendet anëtare që t’i mbajnë premtimet e veta dhe kjo situatë po ndëshkon qytetarët e vendit tonë”, deklaroi Hoxha.
Një situatë e tillë vjen pas votimit pro të këtij procesi në Komisionin LIBE dhe në Parlamentin Evropian, si dhe pas bindjeve të zyrtarëve kosovarë se e njëjta do të jetë pikë edhe në Këshillin e Ministrave.
Kosova me fushatë të egër dhe me mos reagim nga BE-ja u përball edhe në procesin e anëtarësimit në INTERPOL.
Në atë që nga mediat e Beogradit u quajt si fitore e madhe e Serbisë, Kosova nuk arriti t’i sigurojë votat për anëtarësim në familjen botërore të Policisë.
Menjëherë pas kësaj, nga Qeveria e Kosovës u tha se vendi u përball me presion të jashtëzakonshëm dhe propagandë të shtetit serb në politikën e jashtme.
Të njëjta arsye u dhanë edhe nga akterë tjerë institucionalë shtetëror.
Ndryshe nga këto tri procese jetike për Kosovën, Bashkimi Evropian nuk u tregua aq pasiv në vendimet reciproke që Kosova i mori ndaj Serbisë.
Vënia e taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja, alarmoi krerët evropianë.
E ashpër u tregua edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, e cila kërkoi heqjen e menjëhershme të taksës.
Nga zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kjo ishte nënkuptuar si qasje e njëanshme e BE-së.
Madje, shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi kishte thënë se kjo qasje ka sjellur dështimin e plotë të dialogut.
Do të dëshiroja që Mogherini dhe ekipi i saj të ishin të mobilizuar për implementimin e marrëveshjes për energji ashtu siç janë mobilizuar për hjekjen e taksës 100%. Befasuese të shohësh tërë këtë dinamikë, tërë këtë emocion në mbrojtje të interesave serbe. Fatkeqësishtë, kjo qasje e njëanshme solli të dështimi i plotë i dialogut”, kishte shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
E megjithë presionet, Qeveria po duket stoike në vendimin e saj për taksë.
Këtë e tha gjatë ditës së djeshme edhe kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Vendimin në fjalë ai e quajti legjitim dhe mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.
Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare në ...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota