Lëvizja “Vetëvendosje” ashtu sikur koalicioni LAA ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar për fillimin e takimeve zyrtare, të cilët kanë të bëjnë me harmonizimin e planprogramit qeverisës.
Të dy taborët thonë se pavarësisht shumë pikave që i ndajnë ka edhe të tjera të cilat i bashkojnë dhe që krijojnë mundësi bashkëpunimi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Megjithatë, sipas tyre, akoma nuk ka asgjë konkrete që do t’i çonte një hap përpara ndaj pozitës në të cilën gjenden tani.
E duke qenë kështu as njëra e as tjetra palë nuk kanë formuar as grupet punuese, që do të punonin në hartimin e programit qeverisës.
Ndërsa, njohësit e çështjeve politike janë pro një bashkëpunimi mes LVV-së dhe LAA-së.
Ata thonë se të dyja palët kanë pika të përbashkëta që do të çonin në një marrëveshje paszgjedhore.
Brenda lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se nuk e dinë kur do të ketë një takim të radhës me koalicionin LAA.
Nazlie Bala, anëtare e Kryesisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se takimet e radhës me koalicionin LAA kanë të bëjnë me hartimin e programit qeverisës.
“Takimet e radhës që do të pasojnë kanë të bëjnë me formimin e grupeve punuese në hartimin e programit qeverisës. Çdo marrëveshje e arritur do të bëhet publike për opinionin”, ka thënë Bala.
Në anën tjetër, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lufti Haziri ka përmendur pikat që i bashkojnë dhe që i ndajnë nga LVV-ja
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...