Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se stafi teknik i Kuvendit të Kosovës nesër do të protestojë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.
Protesta e tyre, sipas komunikatës, vjen si pasojë e pagave të ulëta.
“Nesër me datë 09.07.2024 nga ora 10.00 deri në ora 11.00, punëtorët teknik të Parlamentit të Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta”, thuhet në njoftimin e SPSP-së.
Paga e stafit teknik të Kuvendit është 275 euro. Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, kishte njoftuar për negociatat e vazhdueshme paraprake të stafit teknik me udhëheqësinë, por ato nuk kishin dhënë rezultate./rtk
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK