Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për ndërtimin e shtatores pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë përgjegjësinë për realizimin e këtij projekti.
Të gjitha procedurat për realizimin e projektit të do t’i ketë në përgjegjësi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi ka theksuar se do të ketë një konkurs publik në lidhje me projektin në fjalë.
“Duke ditur fushëveprimin e ministrisë të cilën unë e udhëheq, me kënaqësi dhe me nderin më të madh, kemi marrë përsipër që të realizojmë një projekt i cili do të vë në kujtesë themelet e një legjende siç ka qenë Fadil Vokrri. Shtatorja e cila do të ndërtohet përbri stadiumit do të jetë një kujtim i përhershëm për kontributin e tij. Ky projekt do të jetë një mirënjohje shtetërore për njeriun me të cilin identifikohet futbolli i Kosovës”, është shprehur ndër të tjera ministri Gashi./arbresh.info

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...