Sqarohet kryeministri Hoti: Task Forca ka qenë në ajër diku e pa definuar

12:12 | 29 Tetor 2020
M. A.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti edhe një herë është sqaruar lidhur me shuarjen e Task Forcës për Korrupsionin.

Para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Hoti tha se çdo jurist madje edhe studentë e kuptojnë se vendimi i vitit 2010 për Task Forcën është jo kushtetues, shkruan arbresh.info.

“Çdo jurist e ka të qartë qoftë edhe student. Vendimi i vitit 2010 është jo kushtetuese. Shiheni vendimin e parë ku thotë qeveria i kërkon prokurorisë të themeloj struktura të caktuara. Janë detyra të ndara qeveria nuk mundet me i kërku prokurorisë këtë. E dyta, Eulex-it i ka nderuar mandati. Ne më ketë vendim që kemi marrë  është me kthy ligjshmërinë në vend në çdo aspekt. Krejt policia është në dispozicion të prokurorisë sipas ligjit”.

Kryeministri Hoti dha se Task Focë ka qenë në ajër diku e pa definuar në organogra.

“Plani jonë është i qartë në bazë të ligjit. Policia do iu mundësoj që puna e task forcës do të vazhdoj e pa penguar e dyta organigrami duhet të bëhet sipas ligjit. Organogrami aktual nuk është sipas ligjit”, tha kryeministri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale