Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka dalë me një sqarim pas një reagimi që pati më herët gjatë ditës e të cilin pas pak minutash nga publikimi e hoqi nga faqja zyrtare në rrjetin social Facebook, ndaj komunës së Prishtinës. Ata thonë se kjo ishte si rezultat i një keqkuptimi.
“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton opinionin se publikimi fillestar dhe më pas largimi i menjëhershëm nga faqja zyrtare në Facebook i postimit lidhur me erërat dhe njoftimin e Komunës së Prishtinës ka qenë rezultat i një keqkuptimi”.
Ata në këtë sqarim kanë thënë se nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje ndërmjet IHMK-së dhe Komunës së Prishtinës. “Përkundrazi, bashkëpunimi institucional është korrekt dhe në funksion të informimit të drejtë të qytetarëve”, thuhet tutje në sqarim.
IHMK, thotë se në vazhdimësi, realizon njoftimin me kohë dhe me saktësi të institucioneve përkatëse dhe të qytetarëve lidhur me kushtet dhe fenomenet meteorologjike.
në një reagim sot gjatë ditës, ndaj komunës së Prishtinës, IHMK kishte thënë se nuk kishte paraparë erëra të forta në parashikimin e motit, ashtu siç ishte thirrur komuna e Prishtinës, të cilët edhe u kishin bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë kësaj të diele.
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra të forta për sot
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...