Interesim të madh ka zgjuar konkursi publik i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) për përzgjedhjen e agjentëve të fshehtë. Qindra qytetarë janë parë të premten që lamë pas, por edhe dje para dyerve të këtij institucioni duke pritur për ta dorëzuar aplikacionin. Ekspertët e sigurisë thonë se duhet të ketë ndryshime mbi procedurën e rekrutimit në këtë institucion, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Qindra qytetarë të Kosovës kanë pritur të premten që lamë pas, por edhe dje te zyrat e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) për të dorëzuar aplikacionin në lidhje me konkursin e shpallur për rekrutimin e agjentëve të rinj.
Ndonëse “spiunët” nuk do të duhej të identifikohen, shumica e aplikuesve e kanë parë se kush janë të interesuar për t’u bërë agjentë. Kandidatët më të suksesshëm pritet të punësohen nga AKI-ja pas përmbylljes së procedurave të konkursit, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Gazeta “Zëri” i ka dërguar dje pyetje AKI-së në lidhje me interesimin e qytetarëve të Kosovës për t’u punësuar në këtë institucion, pas mbylljes së konkursit 15-ditor, por institucioni që udhëhiqet nga Shpend Maxhuni nuk ka kthyer kurrfarë përgjigjeje.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës