Spitali i Pejës është bërë me sallë të re të operacioneve në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.
Këtë e kanë bërë të ditur në një njoftim në Facebook, se tash e tutje operimet gjinekologjike dhe lindjet cezariane do të bëhen në këto sallë.
“Nga sot operimet gjinekologjike si dhe lindjet cezariane do të bëhen në sallën e Reparteve Gjinekologjisë dhe Obstetrikës dhe pacientet të gjitha shërbimet do ti kryejnë në Repart pa pasur nevojë të shkojnë në bllokun operativ si deri më tani”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera thuhet se sallat e operacionit janë dizajnuar për të përmbushur standardet e sigurisë dhe efikasitetit./Arbresh.info/
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave