Spitali i Përgjithshëm në Pejë nga nesër do të bëhet qendra e dytë në shëndetësinë publike që ofron shërbime të rezonancës magnetike.
Pas arritjes së pajisjes së rezonancës magnetike, instalimit dhe testimeve të nevojshme nesër më 28.02.2023 në ora 12:00 në Repartin e Radiologjisë do të bëhet promovimi i kësaj pajisje e cila do të lehtësojë shumë diagnostifikimin e pacientëve dhe do të jetë ndihmesë e madhe për pacientët nga Rajoni i Pejës.
Në ceremonin e nesërme përveç personelit të Spitalit të ftuar për të marrë pjesë në këtë solemnitet janë edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ushtruesja e detyrës së Drejtores së Përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arënliu-Hoxha, Kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, anëtarët e Bordit të SHSKUK-së, Deputetja nga Peja në Kuvendin e Kosovës Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku si dhe mysafirë të tjerë./arbresh.info
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...