Që nga fillimi i Pandemisë deri në ditët e sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar gjithsej 1186 pacientë në repartet COVID, ku prej pacientëve të hospitalizuar, 91 raste kanë qenë nga Shqipëria.
Organizimi i punës për trajtimin e rasteve me Covid-19, është bërë në gjashtë reparte, reparti i Infektives dhe Dermatologjisë, reparti i Pulmologjisë dhe
Neurologjisë, reparti i Interno, Njësia Koronare që është bërë Intensivë për COVID- 19, transmeton arbresh.info
Në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë është operuara me këta shtretër dhe nuk ka pasur nevojë të rriten kapacitetet.
Aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga të cilët 23 janë raste të konfirmuara me Sars- Cov- 2 Pozitiv. Një rast është me respirator në
Mjekimin Intensiv. Ndërsa me oksigjeniterapi janë 18 pacientë.
Stafi i Spitalit të Gjakovës, me angazhim dhe përkushtim të madh po bënë një punë të jashtëzakonshme.
Spitali i Gjakovës trajtoi 1186 pacientë nga fillimi i Pandemisë
Që nga fillimi i Pandemisë deri në ditët e sotme në…
Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Friday, May 7, 2021
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro