Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.
Gjatë takimeve në këtë spital, janë njoftuar për punën që po bëhet në përgjithësi në këtë spital, me theks të veçantë, menaxhimin e Pandemisë së Covid-19, shkruan arbresh.info.
“Drejtori Krasniqi ka falënderuar menaxhmentin e spitalit dhe gjithë punonjësit shëndetësor për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, por edhe sëmundjeve të tjera”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës, u inspektuan hapësirat në të cilat po punohet për vendosjen e rezervuarit për furnizim me oksigjen të lëngshëm në këtë spital.
Bazuar në dinamikën e punimeve, ky spital pritet që së shpejti, pas investimeve nga ShSKUK, për herë të parë të ketë rezervuarin për furnizim me oksigjen të lëngshëm.
Drejtori Krasniqi dhe ministri Zemaj, ofruan përkrahje në kërkesat që ka ky spital.
Para disa ditësh, Spitali i Gjakovës ishte pajisur për herë të parë me një aparat modern të CT, donacion nga Ambasada Amerikane./arbresh.info/
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...