Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka njoftuar për një takim të zhvilluar në Kongresin Amerikan me kongresmenin Keith Self, kryetar i Nënkomisionit për Evropën, duke vënë theksin te çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Spiropali bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për një nismë ligjore që lidhet me trajtimin e shqiptarëve në këtë rajon, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve me të cilat ata përballen.
Postimi i plotë:
Kongresi Amerikan 🇦🇱🇺🇸| Kënaqësi takimi me Kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën, ndër të tjera iniciues i “Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës”, që kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Nisma përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional.
Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë.
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët