Gjykata Speciale njofton se gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore për vepra penale të administrimit të drejtësisë kundër Thaçit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e dytë për lirim të përkohshëm të Hashim Thaçit për arsye humanitare.
“Sikurse herën e kaluar, Gjykatësja konstatoi se Thaçi nuk ka demonstruar se ekzistonin arsye të jashtëzakonshme dhe bindëse që përligjnin lirimin e përkohshëm të tij. Versionin e redaktuar publik të këtij vendimi, të dorëzuar më 25 shkurt, mund ta gjeni këtu“, njofton Specialja.
Sipas Speciales, Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë kur ka arsye humanitare bindëse, kursegjykatësit përkatës vendosin për çdo kërkesë të tillë duke u bazuar në informacionin e dhënë në momentin kur bëhet kërkesa.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...