Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se edhe pse ka filluar pushimi veror, mund të paraqiten parashtrime.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 24 korrik, dhe përfundon më 11 gusht 2023. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton RTKlive.
Po ashtu bëhet me dije se gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së.
“Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, thuhet tutje e DHSK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...