Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se në rastin `Thaçi dhe të tjerët`, vepra kundër administrimit të drejtësisë, mbetet në fuqi kufizimi i vizitave të paprivilegjuara të Thaçit.
“Në vendimin e bërë publik Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për akuzat lidhur me administrimin e drejtësisë, urdhëroi që kufizimi mbi vizitat e paprivilegjuara, i vendosur ndaj Hashim Thaçit në fillim të këtij viti, të mbetet në fuqi”.
“Gjykatësja Marzhori Masëlo konstatoi se kufizimet mbeten të nevojshme për të parandaluar çdo nxjerrje të mëtejshme të paligjshme të informacionit konfidencial në lidhje me dëshmitarët dhe se ato janë proporcionale dhe në përputhje me të drejtat e të akuzuarit. Kufizimet rishikohen çdo tre muaj pas raporteve nga Administratorja e DHSK-së, ndërsa raporti i radhës pritet më 24 nëntor 2025”, njofton Specialja.
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...