Pas një sëmundje të rëndë ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Haradinaj, i cili është vëllai i Nasim Haradinajt, ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, i cili po e vuan dënimin prej mbi katër vitesh në Hagë.
Lidhur me këtë Klan Kosova ka pyetur tek Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), nëse Nasim Haradinaj, do të lirohet përkohësisht për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
Zëdhënësja Angela Griep tha se DHSK-ja lejon të bëhen kërkesa të tilla trupit gjykues kur ka arsye bindëse humanitare.
“Në përgjithësi, kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara i lejon personat e ndaluar t’i bëjnë kërkesa trupit gjykues kompetent kur ka arsye bindëse
humanitare. Paneli do të vendoste për çdo kërkesë të tillë. Nuk ka parashtresa publike apo vendime që trajtojnë këtë çështje”, thuhet në përgjigje.
lexo edhe:
Vdes ish luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj, vëllai i Nasim Haradinajt
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin