Blerta Durimishi- Maqedonsi, Arben Ademi dhe Fitnete Gashi janë disa nga specialistët që po ndihen të diskriminuar nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, të cilët kanë shpallur një konkurs diskriminuar për specialistët.
Kështu, KDI ka organizuar sot një konferencë për media në të cilën u kërkua anulimi i këtij konkursi dhe shpalljen e një konkursi të ri në të cilin duhet të largohen kriteret diskriminuese.
“Konkursin që ka shpallur Shërbimi Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës për plotësimin e 11 pozitave në QKUK. Konkursi është shpallur duke u bazuar në ligjin për buxhetin që ka dal nga Kuvendi i Kosovës i cili e ka kushtëzuar me një kriter rekrutimi për të gjithë asistentët e fakulteti të mjekësisë”, u tha në konferencë.
“Në si KDI kemi konsideruar se janë bërë shkelje të ligjit të punës përkatësisht të nenit të 5 të këtij ligji. Ne si KDI i bëjmë thirrje SHKUK-së që të bëjë anulimin e këtij konkursi dhe të shpall konkurs të ri me rast do të largoj kriterin diskriminuar dhe do të ju jep mundësi që të aplikojnë të gjithë specialistët”, thanë përfaqësues të KDI-së.
Arben Ahemti, kirurg i përgjithshëm tha se janë rreth 100 specalistë që po përballen më këtë problem që një kohë të gjatë/
“Në diskriminohemi dhe nuk na u është dhënë mundësia as me apliku në këtë konkurs. I bëjmë thirrje Ministrisë së shëndetësisë që të na përfshijnë ne një skene që të na sistemojmë ne ndonjë vend punë.”
E Blerta Burmishi- Maqedonsi interniste-kardiologe e specialiste dhe e pa punë tha se “Për të specializuar duhet sa e sa vite me dekada e neve nuk po na jepet mundësia me kontribuo për vendin tonë”./Arbresh.info
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...