Qyteti Palma de Mallorca në ishullin turistik të Mesdheut, Mallorca, do të quhet sërish me emrin e thjeshtuar Palma.
Parlamenti rajonal i ishullit Balearik votoi për ndryshimin e emrit të martën, duke thënë se kjo ishte në përputhje me historinë e kryeqytetit rajonal, ndërkohë që prapashtesën “de Mallorca” e konsideronin si një “mbetje” të së shkuarës centraliste të Spanjës.
Shumica e banorëve vendas e quajnë qytetin thjesht Palma, ndërsa emri i shkurtuar shfaqet edhe në tabelat rrugore. Megjithatë, Palma de Mallorca është termi që mirëpret turistët e shumtë në aeroport, teksa përdoret edhe nga zyrat e qeverisë spanjolle dhe shumë harta, shkruan tch, transmeton arbresh.info.
Ky është ndryshimi i tretë që i bëhet emrit në vitet e fundit, e me shumë gjasa nuk do të jetë i fundit.
Ishin socialistët që në vitin 2008 e kthyen atë në Palma, por Partia Popullore e konservatorëve rivuri në përdorim emrin e gjatë Palma de Mallorca në vitin 2012, ndërsa premton se do ta bëjë sërish kur të vijë në pushtet./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...