Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar me nje njoftim zyrtar për arrestimin në Itali të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Sipas SPAK, Llalla është arrestuar në datën 10.12.2021 nga autoritetet policore italiane dhe më datë 14 dhjetor, SPAK ka dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Adriatik Lallës nga Italia në Shqipëri.
“Më datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, se në datë 10.12.2021, autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.
Sot në datë 14. 12. 2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Lalla nga Italia në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Drenica shpallet kampione e Kosovës në futsall
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët...
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë me të votuarit në ...
OVL e UÇK-së distancohet nga individët në protestën në Shqip...
15 vjet më vonë, e njëjta histori: Atlético i mbyll derën Re...
Numërohen 45% e votave për deputetë, Kurti e kalon 105 mijës...