Analisti, Nexhmedin Spahiu ka ri publikuar një status në llogarinë e tij në Facebook ku kishte thënë se pandemia e koronavirusit në Kosovë do të zhduket gjatë muajit të Ramazanit.
Ai ka thënë se kjo po ndodh dhe po ashtu sipas tij në këtë muaj u zbuluan edhe vaksina në Oxford dhe në Turqi si dhe zbulimet e tjera në të gjithë botën.
“Shikoni postimin tim ditën kur u shfaq rasti i parë me virusin Korona në Kosovë. Po ua rikujtoj se Dita e parë e Ramazanit ka qenë njëkohësisht dita e parë në Kosovë kur numri i të shëruarve ka qenë më i madh se i të infektuarve dhe kjo ka vazhduar në të gjitha ditët vijuese. Po u përkujtoj se të gjitha zbulimet shkencore lidhur me Covid-19 ndodhën gjatë këtij muajit Ramazan (përfshi vaksinën në Oxford, në Turqi etj, dhe zbulimet tjera anë e kënd botës). Tani Berat Buzhala e të gjitha portalet që talleshin me parashikimin tim duhet të kërkojnë falje publike e jo të më shqetësojnë me kërkim falje në telefon”, ka shkruar ai.
Moti i ngrohtë në pesë ditët e ardhshme
Policia arreston dy persona në Pejë të dyshuar për orientim ...
DnV: Dalje e ulët e qytetarëve në votime, 10% më e ulët se n...
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...