216 raste të reja janë shënuar sonte me coronavirus në vendin tonë, kurse 40 persona janë shëruar.
IKSHP në njoftimin e saj bën të ditur se numri i personave të vdekur është 102 që i bie se ka vdekur edhe një person nga Covid-19, pasi në njoftimin e mbrëmshëm ishin 101 persona që kanë humbur jetën nga virusi.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.
Në njoftim bëhet e ditur se janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...