Këtë të enjte do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Në këtë seancë, e cila do të nis nga ora 10:15 do ta vazhdojë dëshminë e saj dëshmitarja e shtatë.
Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte.
Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm./arbresh.info/
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...