Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në seancën e fundit Naim Murseli kishte kërkuar të komunikojë me djalin e tij, e po ashtu edhe me Behgjet Pacollin.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku, tha se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet ngase është kategori e personave që nuk e lejon ligji,
“Keni parashtru kërkesë me komuniku me djalin. Kam kontaktu me autoritetet suedeze, jam në pritje të përgjigjes së tyre. Ndërsa, për kërkesën që e ke ba me komuniku me Behgjet Pacollin, me numër të telefonit të Zvicrës dhe me dhëndrin e juaj- ajo është kërkesë që nuk lejohet, sepse këtë kategori të personave nuk e lejon ligji”, ishte shprehur Dermaku.
Ndërkaq, sa i përket kërkesës për komunikim me fëmijët, tha se po presin përgjigje nga autoritetet suedeze.
Seanca nis nga ora 09:30.
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë