Sot, në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë do të mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
Kjo seancë do të fillojë në orën 09:30 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00.
Në seancën e djeshme, Haradinaj akuzoi Specialen si gjykatë të padrejtë, ndërsa tha se disa nga personat të cilët po dëshmojnë në Hagë, i kanë duart me gjak. Ai theksoi se kryeprokurori Jack Smith ka gënjyer kur tha se akuzat nuk kanë të bëjnë me UÇK-në.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Rriten çmimet e derivateve – ekonomistët: Të ulet akciza dhe...
Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, ka...
Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimi...
Trump: SHBA-ja do t’i ndalë sulmet ndaj caqeve energjetike t...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e vëllait ...
Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Po...