Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori – shënohet sot edhe në Kosovë. Për këtë ditë janë paraparë të mbahen tryeza, performanca të ndryshme, si dhe do të ndahen shpërblimet për gazetari me temë kundër korrupsionit.
Me rastin e kësaj Dite, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën: “Lufta Kundër Korrupsionit: Mision i Mundshëm”, ndërsa Lëvizja FOL do të bëjë hapjen e Qendrës Edukative Kundër-Korrupsion, me ç’rast Ambasadorja Holandeze Gerrie Willems do të mbajë një fjalim rasti.
Për ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit një konferencë për media do të mbajë Instituti Demokratik i Kosovës, kurse Qendra për studime të avancuara FIT do të organizojë një ceremoni që të shënoje rëndësinë e kësaj dite.
Me po të njëjtin rast, Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe UNDP do të dorëzojnë shpërblimet për gazetari me temë kundër korrupsioni.
Po ashtu në orët e mbrëmjes Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë do të shpallë fituesit e garës për foton më të mirë online të lansuar me fushatën “#fajikorrupsionit”.
Sot 12 vjet më 9 dhjetor 2003 në Kombet e Bashkuara u mblodhën më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga e mbarë bota për të nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Përmes këtij akti shtete të ndryshme, demonstruan gatishmërinë e një mobilizimi të përbashkët si asnjëherë më parë përtej kufijve nacional për të vendosur rregulla, parime dhe principe të cilat sot e asaj dite janë në betejë kundër të keqes së quajtur Korrupsion.
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...