Sot duke filluar nga ora 15:00, Drejtoria e Administratës po e bënë rihapjen e Bashkësisë Lokale në lagjen “Tophane” përballë SHMFU “Meto Bajraktari”, e cila që një periudhë të gjatë ka qenë jashtë funksionit, thuhet në një komunikatë për media.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kryeqytetit, prandaj ri funksionalizimi i kësaj Bashkësie, jo vetëm që do tu ofrojë qytetarëve të kësaj zone qasje më të lehtë në kërkesa për pajisje me dokumente të gjendjes civile, por edhe do e kursejë kohën e tyre për marrje të shërbimeve nga Komuna.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Administratës Bersant Beka, pas përurimit të rihapjes së Bashkësisë Lokale në “Tophane”, do të dalin me një konferencë për media ku edhe do të keni mundësinë të njoftoheni më shumë rreth shërbimeve që do të ofrojë Bashkësia Lokale në “Tophane”./arbresh.info/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...