Sot do të dalin para Gjykatës së Prishtinës dy të dyshuarit për spiunazh të cilët u arrestuan ditën e djeshme (05.06.2024).
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës Mirlinda Gashi.
Për këtë do të mbahet seanca dëgjimore dhe gjykata pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj tyre.
Seanca do të mbahet në ora 14:30.
Të mërkurën Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dy personat e arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës.
LEXO EDHE:
Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se bashkëpunuan me BIA-n serbe
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...