Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, do të filloj shpërndarja e broshurave sipas projektit “Për një vit më të sigurt në trafik”.
Lansimi i projektit zyrtarisht do të fillojë sot në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar.
Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale autoudhë, magjistrale, rajonale, rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës.
Ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...