Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për përmirësimin dhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugën “Enver Maloku”.
Sipas njoftimit, punimet përfshijnë vendosjen e sinjalistikës rrugore, ndarjen e shiritave të qarkullimit, përfshirë linjat e autobusëve, korsitë për biçikleta, vijat e bardha dhe vendkalimet për këmbësorë, si dhe masa shtesë për rritjen e sigurisë rrugore.
Komuna ka bërë të diture se punimet do të zhvillohen në orarin 00:00 – 05:00, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim dhe ndalesa të shkurtra, nga kryqëzimi i rrugës “Enver Maloku” me rrugën “Xheladin Rekaliu” dhe “Edmond Hoxha” deri tek kryqëzimi me rrugën “B” – “Agron Rrahmani” (rrethrrotullimi).
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë të respektoni sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet e stafit në terren, për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve”, thuhet në njoftim.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...