Samiti për Demokraci, i organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, fillon sot dhe vazhdon edhe nesër. Aty do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga e gjithë bota duke përfshirë edhe Kosovën.
Pas shumë diskutimeve dhe pjesëmarrjes ose jo të Kosovës në këtë Samit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e pati publikuar në Facebook ftesën zyrtare nga presidenti amerikan.
Në mesin e të ftuarve janë aleatët Perëndimorë, por jo Kina dhe Rusia.
Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet e ftuara në këtë Samit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër, Bosnje-Hercegovina nuk është ftuar.
Sot dhe nesër në Samitin për Demokracinë do të mblidhen liderë qeveritarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe anëtarë të sektorit privat.
Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.
Pas takimit të parë dhe konsultimeve në të, Biden do të ftojë liderët botërorë sërish, që të diskutojnë rreth përparimit të bërë./arbresh.info/
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
YIHR: Ligjërata për Specialen në “Xhevdet Dodë” u mbajt me l...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...