Në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës, sot do të bëhet inaugurimi i obeliskut, në hyrjen kryesore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Në njoftimin e Odës së Mjekëve thuhet se obelisku do të ngrihet në nderim të sakrificës dhe kontributit të punëtorëve shëndetësor ndër dekada, duke filluar nga koha e arrestimeve të viteve 60-ta, demonstratave të 68-ës ,89-ës, vitet e 90-ta, lufta e UÇK-së dhe deri te sfida e fundit me pandeminë COVID-19.
Ky projekt realizohet me iniciativën e kryetarit të Odës së Mjekëve në bashkëpunim me odat e profesionistëve shëndetësor dhe donatorë të ndryshëm.
Para dy muajve është vendosur gurthemeli i obeliskut, aty mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...