Reperi i njohur kosovar, Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, do të përballet sot me seancën e tij të parë gjyqësore, pas ngritjes së aktakuzës për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Seanca është caktuar të mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj në orën 11:00.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha.
Buta u arrestua më 11 shtator 2025, gjatë një aksioni policor në qytetin e Ferizajt. Pas arrestimit, Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkoi nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, e cila u miratua më 12 shtator 2025 dhe do të zgjasë deri më 10 tetor 2025.
Sipas aktakuzës, Betim Januzi, i njohur si Buta, dyshohet se ka mbajtur në posedim substanca narkotike të dyshuara si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitje apo shpërndarje.
Gjatë kontrollit të tij, autoritetet kanë gjetur gjithashtu një armë zjarri pa leje, si dhe municion në banesën e tij./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve