Vendi ynë edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave anticiklonike që po kushtëzojnë mot të qëndrueshëm e kryesisht me kthjellime, mirëpo në vise të ulëta përgjatë mëngjesit priten mundësi për mjegull dhe ngrica.
Sot do të mbajë mot kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.
Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 10 gradë celsius. Do të fryj erë e lehtë, kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s.
Në fundjavë parashihet afrimi i një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vransirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...