Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mbyll konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.
Këtë vit është paraparë që UP të pranojë 7 mijë e 116 studentë në 66 programe studimi.
Në këtë numër prej 7 mijë e 116 studentë, 6 mijë e 206 do të jenë studentë të rregullt, ndërsa 910 studentë me korrespodencë.
Si shtesë e numrit të përgjithshëm, UP do të regjistrojë deri në 12% të studentëve nga komunitetet jo shumicë.
Po ashtu, është paraparë edhe regjistrimi i studentëve që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës.
Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit nuk është paraparë kuotë për studentët që janë familjarë të ngushtë të dëshmorëve.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...