Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në orën 10:00 raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Po ashtu në orën 11:00, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Kurse, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione në orën 10:00 njofton lidhur me çështjen e përfundimit të akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës. Të ftuar janë përfaqësuesit e MASHTI-t, MD-së dhe KGJK-së./Arbresh.info/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...