Sot nga ora 10:00, do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Në këtë seancë sipas një njoftimi për medie, pritet të jenë tetë pika të rendit të ditës, shkruan arbresh.info.
Në mesin e ngjarjeve të rëndësishme që do të jenë pika të rendit të ditës është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.
Më poshtë mund të lexoni të gjitha pikat e rendit të ditës:
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021./arbresh.info/
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...