Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit turk M.G., i dyshuar për vrasje të rëndë, pasi më 6 maj 2025, në banesën e tij në Prizren, sulmoi me thikë vajzën e tij, Sh.G., e cila ndërron jetë, dhe plagosi dy anëtarë të tjerë të familjes, gruan dhe vajzën tjetër.
Gjykata Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Arbresh.info se seanca fillestare për shqyrtimin e çështjes është caktuar sot në orën 13:00.
“Me 23 tetor 2025, Prokuroria Themelore ne Prizren ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj nje te pandehuri për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 e lidhur me pikën 1.11, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lënda është pranuar ne Gjykate dhe i është ndare ne pune Gjyqtares, dhe shqyrtimi fillestar është caktuar për datën 31.10.2025 nga ora 13:00″, thuhet në përgjigjen e tyre për Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur