Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva.
Lajmi është bërë të ditur avokati i familjes të së ndjerit, Tomë Gashi.
Ai ka thënë se familja e 18-vjeçarit nuk po sheh drejtësi “për këtë vrasje të rëndë e trishtuese”.
“Rasti i vrasjes se rende te Lulzim Fejzullahut nga Besiana i moshes 18 vjeqare perseri ne gjykim. Pasi Gjykata e apelit e krheu rastin ne rigjykim dhe rivendosje sot ne Gjykaten Themelore ne Prishtine mbahet seanca ndaj dy te miturve te cilet akuzohen per vrasje te rende. Gjykata ka punet e veta por familja e Lulzimit nuk po shef drejtesi per kete vrasje kaq re rande e kaq trishtuese “, tha ai.
Ndryshe, Gjykata e Apelit më 17 korrik ka kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë. Ky vendim anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe i mituri i dytë me 9 vjet burgim./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot