Në Gjykatën Themelore, dega Lipjan, sot në orën 10:30 do të mbahet seanca dëgjimore me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj pesë zyrtarëve policorë që dyshohen të përfshirë në vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar përfaqësuesja e gjykatës, zëdhënësja Mirlinda Gashi, e cila shtoi:
“Gjykata ka pranuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj pesë të pandehurve. Seanca dëgjimore është caktuar për nesër, më 09.07.2025, ora 10:30.”
Ndryshe, incidenti ndodhi më 7 korrik, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Policia kishte pranuar sinjalizime se Agon Zejnullahu, i dyshuar për sulm ndaj automjeteve dhe kalimtarëve në gjendje të dehur, ishte arrestuar nga një ekip policor. Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit të emergjencës, ai u gjet më pas i vdekur në vendngjarje./Arbresh.info
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...