Në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, me fillim nga ora 11:00, zhvillohet ngjarja vetëdijësuese “Race for the Cure Prishtina 2025”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.
Ngjarja përfshin ecje dhe vrapim simbolik, duke bashkuar qytetarë, aktivistë, profesionistë shëndetësorë, të mbijetuar të kancerit të gjirit dhe përkrahës të shumtë, në një atmosferë solidariteti dhe përkushtimi ndaj kësaj kauze jetike.
“Race for the Cure” është një prej iniciativave më të mëdha ndërkombëtare për vetëdijesimin kundër kancerit të gjirit, dhe organizimi i saj në Prishtinë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt edukimit shëndetësor, mbështetjes morale dhe fuqizimit të grave në betejën me këtë sëmundje.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...