Bashkëluftëtarët dhe shqiptarët nga Kosova e rajoni, por edhe mërgimtarët nga diaspora do të udhëtojnë nesër për në Hagë, ku është organizuar protesta e radhës në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Protesta pritet të mbahet me fillim nga ora 14:00 pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – jo te Gjykata Speciale sepse një gjë e tillë nuk është lejuar për arsye të sigurisë.
Përgatitjet kanë nisur prej ditësh ndërkohë që veteranë të UÇK-së, por edhe shumë qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur që me 12 shtator drejt Holandës
Protesta do të zhvillohet një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Një tjetër protestë në Hagë ishte mbajtur edhe në prill të vitit 2023 – në kohën kur kishte nisur gjykimi ndaj ish-eprorëve të UÇK-së.
Ndërkaq, së fundmi në Prishtinë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbledhur më 7 gusht ish-luftëtarë e qytetarë të tjerë në një protestë kundër padrejtësisë që vlerësojnë se po i bën Gjykata Speciale në Hagë.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...