Sot do mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së korridoreve ajrore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ky organizim bëhet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, sponzorizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë si dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, raporton Arbresh.info.
“Pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë Zyra e Kryeministrit dhe përfaqësues të Ministrive të Republikës së Kosovës; Ambasador të vendeve të QUINT-it dhe Ambasadës së Shqipërisë; përfaqësues të KFOR-it si dhe përfaqësues të avio kompanive në Kosovë. Ceremonia do të mbahet ditën e mërkurë (sot) datë 24 Janar 2024, nga ora 14:00, në ambientet e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (Kulla e Kontrollit Ajror, afër terminalit të ANP ”Adem Jashari”)”, thuhet në njoftim ./Arbresh.info/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...