Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të mbahet një aktivitet protestues për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Siç thuhet në njoftim, ky aktivitet do të fillojë në ora 11:00.
“Mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Specialja ka akuzuar drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kanë kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë gjatë vitit 2020.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...